Anulohet koncerti: Serbët refuzojnë të vijnë në Tiranë përkrah kosovarëve

Artistët serbë kanë anuluar vizitën e tyre në Tiranë dhe për rrjedhojë edhe koncertin që synonte ti jepte ndeshjes së dy ekipeve të futbollit, por edhe tifozëve mesazhin e miqësisë.

Mediat serbe bëjnë me dije se se shqiptarët edhe këtë herë artin donin ta ngatërronin me politikë, duke u shprehur se shkak i anullimit është pikërisht fakti që në koncertin e miqësisë do të vinin edhe artistë nga Kosova.

Madje këngëtarët mësohet se janë rekomanduar nga qeveria serbe për të mos u bërë pjesë e koncertit në kushtet kur në të do të ishin edhe artistë nga Kosova.

Koncerti i miqësisë ishte planifikuar të mbahej sot në orën 19:00 në lulishten pas Kryeministrisë një ditë para se ekipet kombëtare të dy vendeve të zbresin në fushën e blertë në “Elbasan Arena”.

Mediat serbe bëjnë me dije se fillimisht koncerti ishte planifikuar të bëhej në Elbasan ku do të ishin vetëm këngëtarë serbë dhe shqiptarë, por më pas përfshirja e këngëtarëve kosovarë i dha sipas mediave serbe koncertit nota politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button