Davutoglu: Rusia po sulmon opozitën e moderuar në Siri

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu të mërkurën akuzoi Rusinë se po kryen sulme ajore mbi forcat e opozitës së moderuar në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këto operacione nuk janë duke u kryer ndaj DAESH-it”, tha kryeministri turk Davutoğlu pas vizitës që bëri në zyrat e partisë së tij në Stamboll.

“Duke u bazuar në informacionet ushtarake që kemi në dispozicion, Rusia ka kryer 57 operacione ajrore, 55 kundër opozitës së moderuar dhe dy kundër DAESH-it”.

Rusia filloi operacionet ajrore në Siri më 30 shtator pas një miratimi parlamentar. Kremlini pohoi se sulmet ajrore realizohen si mbështetje të forcave të presidentit Bashar al-Assad, aleat i vjetër rus, kundër DAESH-it.

Megjithatë, Turqia dhe Perëndimi kanë akuzuar Rusinë se ka nën shënjestër opozitën e moderuar e cila është kundër Assad-it, shumë prej të cilëve mbështeten nga Turqia dhe SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Back to top button