Mustafa: Brenda 30 nëntorit përmbushen të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi se nga 95 kriteret e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave kanë mbetur vetëm 8.

Sipas kryeministrit, deri më 3 0 nën tor do të përmbushen edhe këto 8 kritere.

Këtë deklaratë Mustafa e bëri gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, ku ndër të tjera ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk ka arsye që të mos e caktojë datën për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën.

Në këtë mbledhje Mustafa ka njoftuar edhe njëherë për vizitën e delegacionit të Kosovës në Nju Jork dhe takimet që kanë pasur me liderët e vendeve të ndryshme të botës.

Ai, tha që në fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, Liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Interpol dhe transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura.

Lajme të ngjashme

Back to top button