SHGM: Pushteti po mundohet të eliminojë lirinë e shprehjes

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon propozim ligjin për ndalimin e përgjimeve, që dje pasdite e sollën deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, njofton Portalb.

Nga SHGM thonë se në vend se të përmirësohet liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave, pushteti po mundohet të eliminojë lirinë e shprehjes dhe t’u imponojë gazetarëve dhe mediave se çka duhet të publikojnë e çka jo.

SHGM u bënë thirrje partive politike që të mos merren me punë që janë  në dëm të demokracisë dhe kësaj gjendje në të cilën gjenden gazetarët dhe mediat.

“Kërkojmë që partitë të përkushtohen në zgjidhjen sistematike të problemeve që i paraqesim: ndal dhunës ndaj gazetarëve dhe zbulimin e kryerësve, ndalimin e fushatave qeveritare dhe politike në mediat private, departizimin e RTVM-së dhe trupës rregullator për mediat dhe tërheqjen e padive për shpifje dhe nënçmim kundër gazetarëve nga persona zyrtarë, që duhet të kenë prag evropian të tolerancës si dhe ndalimin e proceseve ku paditen gazetarët në mes vete”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button