Thaçi: Kosova nuk është në krizë

Kosova nuk është në krizë, pohon zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës Hashim Thaçi, i cili bllokadën e Parlamentit për shkak të pakënaqësisë së Marrëveshjes së Brukselit e quan “pengesë teknike” që do të tejkalohet.

Thaçi në një deklaratë për RTV21 të Prishtinës theksoi se nuk sheh arsye në zgjidhjen e këtij problemi që u përfshi edhe presidentja Atifete Jahjaga.

“Kosova nuk është në krizë. Kosova nuk është e bllokuar. Ekziston pengesë teknike për shkak të së cilës Kuvendi nuk funksionon, por kjo pengesë do të tejkalohet”, deklaroi Thaçi.

Ai megjithatë u dakordua se nuk është mirë që opozita paralajmëron se do ta bojkotojë punën e Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button