Era diktaturë: VMRO DPMNE dhe BDI tentojnë me ligj ndalimin “bombave”

VMRO-DPMNE dhe BDI deri në Kuvend kanë dorëzuar propozim ligjin me cka do të ndalohet publikimi i mëtutjeshëm i “bombave” me bisedat e përgjuara, njofton A1on, transmeton Portalb.

Me këtë ligj do të ndalohet ripublikimi i “bombave” të dalura tashmë, ndërkaq materialet e reja të dorëzohen në prokurorinë speciale publike.

Talat Xhaferi nga BDI ka thënë se mes partive ka konsensus për këtë propozim ligj dhe se i njëjti është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos. LSDM ka mohuar këtë.

Ligji duhet që të votohet me procedurë të shpejt dhe do të hyjë në fuqi ditën që do të votohet. Teksti parasheh përgjegjësi penale për ata që do t’i publikojnë “bombat”

Xhaferi ka porositur se nëse miratohet ligji, mediat do të duhet t’i tërheqin materialet e publikuara në sajtet e tyre.

SHTESË:

Pushteti thirret në Marrëveshjen e Përzhinos, e obligon LSDM-në të mos publikojë incizime të reja , dhe nuk bëhet fjalë për përgjimet e publikuara, e më së paku për tërheqjen e tyre nga mediat! Kjo është censurë e drejtpërdrejtë ndaj mediave, respektivisht shkelje e Kushtetutës, e cila dënon censurën.

LSDM do të kthehet në Kuvend dhe do të udhëheq me Komisionin anketues e themeluar për skandalet me përgjimet. Komisionet për zbulim dhe intervenim në komunikim gjithashtu do të udhëhiqet nga LSDM-ja dhe do të niset me punë duke analizuar mossukseset në funksionimin e shërbimit shtetëror për zbulim.

Raporti i parë i komisioneve do të përgatitet në nëntor të këtij viti.

Me efekt të drejtpërdrejt, duk do të ketë publikim të çfarëdo materiali nga përgjimet. Pas kthimit të LSDM-së në Kuvend, të gjitha materialet  që i posedon LSDM ose kushdo tjetër, do të dorëzohen deri në Prokurorinë publike për procedurë të shpejt./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button