Flet Sasho Mijallkov: Pasaportën nuk e dua

Portali maqedonas, Libertas, e ka siguruar një kopje të pasaportës diplomatike të Sasho Mijallkovit, të cilit i është dhënë nga Ministrina e Punëve të Jashtme, ndërkaq pasi që ai nuk bartë asnjë funksion shtetëror, atij me ligj nuk i takon.

Pas një përfolje të madhe nëpër mediume e gjithandej, më në fund Mijallkov është deklaruar për rastin në fjalë.

“Pasaporta diplomatike e cila në përputhshmëri me ligjin dhe të drejtën e ministrit, më është dhënë nga MPJ, edhe nuk e kam marrë e as përdorur”, ka deklaruar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov për Press24,.

Ai ka shtuar se LSDM-ja fushatën e saj e bazon në diskreditime për arsye se nuk ka çfarë t’u ofroj qytetarëve.

“Në mungesë të ideve dhe përkrahjes së qytetarëve, është shumë e pritshme që LSDM-ja, nëpërmjet mediumeve të saj, fokusin ta vendos në fushatë të zezë në bazë personale dhe tentime për diskreditim”, ka thënë Mijallkov.

Ai ka theksuar se në mënyrë që t’ua merr edhe këtë armë, ka vendosur që të mos e merr pasaportën diplomatike dhe të heq dorë nga ajo.

“Nuk jam gjunjëzuar në presione më serioze dhe nuk do ta bëj as tani. Jam i bindur se qytetarët në mënyrë të qartë do t’i dërgojnë porosi në zgjedhjet LSDM-së, se çfarë mendojnë për politikat e tyre destruktive”, ka shtuar Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pas 10 viteve ne pushtet tani u kujtohet se nuk bart asnje funksion shteteror…Mahhhh.

Back to top button