Partitë edhe tani i masin rejtingjet, por i ruajnë ato për para zgjedhjeve

Partitë politike vazhdimisht bëjnë anketa dhe e masin pulsin e publikut, por rezultatet i mbajnë në fshehtësi dhe i shfrytëzojnë për përdorim të brendshëm, dhe jo për informata publike.

Anketat nuk publikohet për shkak që këtë periudhë rezultate mund të pësojnë shumë ndryshim, ose për shkak se rezultatet e tanishme nuk janë të dëshirueshme për partitë.

Edhe pse çdoherë është periudhë e mirë për anketa, përveç muajve veror, komunikologët vlerësojnë se periudha ideale do të ishte pasi që të mbarojnë bisedimet mes partive politike, por edhe afërsisht para zgjedhjeve.

Nikolla Spasov, nga Agjencia për Hulumtim të Mendimit Publik, “Rejting”, thotë që anketat të cilat publikohen në publik nuk janë ato të cilat janë të porositura nga partitë, por nga organizata tjera, njofton Meta.

“Të gjitha partitë politike bëjnë anketa, por i shfrytëzojnë për nevoja të brendshme. Anketat të cilat publikohen në publik, janë ata të cilat i porosisin organizatat dhe mediumet, dhe jo partitë. Në këtë periudhë nuk ka të publikuar hulumtime për atë se nuk ka porositur asnjë organizatë apo medium. Periudha e anketave është e mirë çdoherë, por nuk ka kush t’i porosisë”, thotë Spasov.

Analisti Petar Arsovski thotë që arsyeja se nuk ka të publikuar anketë është ajo se ndodhitë politike kanë rrjedhë të shpejt, dhe rezultatet e hulumtimeve mund të jenë të gabuara.

“Jam i sigurt se partitë politike vazhdimisht bëjnë anketa, por nuk i publikojnë se situata politike është mjaftë e ndryshueshme  dhe ndodhitë kanë rrjedhë të shpejtë, dhe rezultatet që mund t’i fitojnë nuk janë të matura në kohë reale dhe mund të kenë ndryshime. Partitë bëjnë anketa edhe që ta shohin se cilat zgjidhje janë më popullore mes popullit, dhe i shfrytëzojnë për bisedimet me partitë tjera”, thotë Arsovski.

Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike, thotë që në këtë periudhë nuk bëjnë anketa politike dhe nuk presin që partitë të aktivizohen për hulumtime të mendimit publik derisa nuk përfundojnë bisedimet.

“Kjo periudhë në agjencinë tonë ka shumë punë, vazhdimisht bëjnë anketa, por jo politike. Sipas të gjitha gjasave, partitë politike më vonë do të aktivizohen, pasi që të mbarojnë bisedimet që të shohin se bisedimet a kanë pasur ndonjë ndikim në publik para zgjedhjeve. Periudhë më interesantë për anketa është kur të mbarojnë bisedimet, që të matet pulsi i publikut për të gjitha ndodhitë nga shkurti e deri më tani. Agjencia jonë, pasi që të mbarojnë bisedimet, do të bëj një anketë me të cilën do ta vërtetojë mendimin e publikut për situatën e përgjithshme politike, por edhe për rejtingun e partisë”, thotë Bozhinovski.

Anketa e fundit e publikuar, me të cilën është matur rejtingu i partive është anketa në terren e Instituti  Ndërkombëtar të Amerikës (IRI), me zyrë në Washington, e cila është bërë nga 6 deri më 15 qershor, ku janë anketuar  1.105 persona.

Anketa ka treguar se VMRO-DPMNE udhëheq me avantazh të dyfishtë para LSDM-së, gjegjësisht për VMRO-DPMNE-në do të kishin votuar 23 % nga qytetarët, përkundër  që për LSDM-në do të kishin votuar 11% nga të anketuarit, transmeton Portalb.

Sipas hulumtimeve, kryeministrit Nikolla Gruevski, atëherë i kanë besuar 18% e të anketuarve, kundrejt Zoran Zaevit që atëherë i kanë besuar 7% e të anketuarve. Ali Ahmeti ka qenë menjëherë pas Zaevit me 3% nga të anketuarit, ndërkaq Menduh Thaçit i kanë besuar 2% e të anketuarve.

Anketa e fundit e cila është porositur nga një medium, ka qenë anketa e Institutit për Demokraci “Soecietas Civilis”, dhe i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në bashkëpunim me televizionin Telma, për aferën e ”përgjimeve”.

Hulumtimi është bërë në periudhë prej 19 shkurtit deri më 2 mars të vitit 2015, ndërkaq ka qenë i publikuar më 6 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button