Mehmet Gormez: Mes PKK dhe DAESH nuk ka asnjë ndryshim

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez, në panelin editorial të Anadolu Agency (AA) ka bërë deklarata në lidhje me çështje të ndryshme të rendit të ditës, raporton Anadolu Agency (AA).

Görmez në lidhje me pretendimin e Iranit se në tragjedinë në Mina kanë humbur jetën 4 mijë e 700 persona tha se “Kjo shifër është e ekzagjeruar….Por kur u shpall numri i haxhinjve iranianë në fillim ishte 48 por tani është mbi 400. Asnjë vend tjetër nuk kërkoi haxhinjtë në vendin e tyre, të gjithë janë varrosur atje. Por Irani për arsyen se kërkoi vetë që ti transportonte me avion të gjithë haxhinjtë doli në pah kjo shifër”.

Görmez duke vënë në dukje se pas tregjedisë në Mina është formuar një komision nga ana e Bashkësisë së Çështjeve Fetare ai u shpreh: “Duke krijuar një komision në vendin ku ndodhi ngjarja, ne kemi dëgjuar personalisht deklaratat e dëshmitarëve, kemi përgatitur një raport i cili është në përfundim. Këtë raport ne do tia paraqesim edhe autoriteteve të Arabisë Saudite edhe ministrisë së haxhit të Arabisë Saudite”.

– “Meka mund të qëndronte me formën origjinale”

Görmez pasi ka vënë në dukje se Islami urdhëron që të bëhen autokritika të vërteta më tej në fjalën e tij tha: “Për arsyen se ky adhurim kryhet çdo vit në çdo mangësi të vogël ia shprehim në mënyrë të mirësjelltë vëllezërve tanë dhe duke u rregulluar shkojmë gjithmonë drejt të shkëlqyerës. Në vend të gradaçelave që rrethojnë Qabenë të cilat janë ndërtuar mbi ato kodra që për ne kanë vlera të mëdha historike do të ishte më mirë që në Xhidde dhe në Medine të ndërtoheshin qytetet satelitore të cilat mund të shërbenin për miliona njerëz, ose mund të ndërtoheshin unaza me metro nëntokësore përreth Qabesë”.

Në Mekë ndodhen të gjitha trashëgimitë historike të mbetura që nga Pjegamberi dhe as-habët (shokët) e tij e deri në 1971. Qëndrova shumë mbi temën që këto cilësi historike të qëndronin si historike por miqtë tanë patën vështirësi ta kuptinin këtë. megjithashtë Meka mund të qëndronte sa të ishte e mundur me formën origjinale dhe natyrale”.

– “Ne kemi nevojë për të filluar mobilizimin e mëshirës”

Görmez duke vënë në dukje se në botën e ditës së sotme duhet të vlerësohet dhe të theksohet “mëshira” në vazhdim të fajlës së tij ai tha: “Ne kemi nevojë për të rifilluar mobilizimin e mëshirës në botën islame. Sepse edhe Perëndimi dhe botët e tjera kanë nevojë për këtë. Këtë duhet ta kërkojmë shumë. Ka një koncept i cili është trajnimi i mëshirës të cilën duhet ta vendosim në proceset arsimore. Në të kundërt njerëzit kanë filluar ta lexojnë islamin vetëm nëpërmjet dhunës që ka paraqitur DAESH, El Kaide etj, ndaj botës. Për këtë është e nevojshme që ne ti japim rëndësi mëshirës”.

Görmez, duke theksuar ndër të tjera se organizatat terroriste nuk duhen të shihen vetëm si të tilla ai tha se “Të shikosh dhe të lexosh organizatat terroriste vetëm si organizatë terroriste, vetëm si një kërkesë për të drejtën etnike me të vërtetë kjo vjen në kuptimin për mos dije të historisë dhe mos kuptimin e jetës dhe të botës”.

– “Shpresoj që Universiteti Ndërkombëtar Islam do të jetë së shpejti në funksion”

Görmez duke sheksuar se janë kryer punime në lidhje për formimin e një Universiteti Islam në cilësinë Ndërkombëtare ai është shprehur se :”Mund të them se e gjithë bota Islame madje e gjithë njerëzia ka nevojë që të Hapet një Universitet Islam Ndërkombëtare dhe të hyjë menjëherë në shërbim ku ai të ketë studentë nga e gjithë bota, lektorë e profesorë nga e gjithë bota, ku të mësohen 3 gjuhë duke përfshirë edhe arsimimin e islamit në gjuhë perëndimore, ku të mos ketë kufizime në dijet e Islamit dhe të fesë, ku vargjet e librit të mësohen bashkë me vargjet e universit dhe një universitet i cili bashkon Shkencat sociale dhe shkencat fetare. Të gjitha punimet në lidhje me strukturën e kësajn kanë përfunduar dhe shpresoj se do të vihet në shërbim në një kohë sa më të shpejtë.

– “Një qëllim i terrorizmit është edhe të nxjerrë komunitetin jashtë të qenurti pjesë e kulturës Islame”

Görmez, pasi ka tërhequr vëmendjen se sulmet terrosite kanë dëmtuar indet fetare ai tha se “Indet fetare në rajon nuk janë dëmtuar vetëm nga terrorizmi i PKK. Edhe ne si shtet me disa zbatime brenda historisë gjithmonë kanë dëmtuar indet fetare atje, indet fetare të cilat na mbajnë të bashkuar. Gabimet mëparshme kanë pregatitur terrenin për gabimet e mëpasshme”.

Görmez në lidhje me sulmet terroriste të cilat kanë dimensione ideologjike dhe kulturore ai ka shprehur se :

“Unë i shikoj si sulme kulturore hap pas hapi për të nxjerrë nga islami dhe e të qenurit një pjesë e kulturës islame të gjithë vëllezërit tanë që jetojnë këtu, dhe jo vetëm si sulme të armatosura. Lëvija PKK nuk është një sulm i armatosur i drejtuar vetëm ndaj kurdëve dhe Turqve, në të njëjtën kohë ai është një sulm ideologjik-kulturorë, i cili ka si qëllim gjithmonë ndarjen e shoqërisë, përçarjen e saj dhe ta nxjerrë nga të qenurit pjesë e kulturës islame, për këtë duhet lexua, dhe çdokush që studion pak histori do ta pranojë këtë. Lojërat që po luhen në rajon duhet të shikkohen si e tërë. Unë nuk shikoj ansjë ndryshim mes organizatës terroriste PKK dhe DAESH i cili pretendon se ka krijuar shtetin islam me përpjekjet për të shkatërruar kulturën islame”.

Lajme të ngjashme

Back to top button