Mustafa kërkon mbështetjen e KiE-së për integrimin në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, i cili u interesua për aspektet që lidhen me të drejtat e komuniteteve dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e gjithanshëm të shtetit. Mustafa po ashtu foli për angazhimin e qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe struktura tjera evropiane, duke kërkuar mbështetjen e Këshillit të Evropës, në këtë rrugë.

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, duke iu referuar raportit të fundit për Kosovën, veçoi aspektet që lidhen me të drejtat e komuniteteve dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Sipas një komunikate të qeverisë, Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button