Mendi Qyra, sqaron sherrin ku ish kryetari i Ohrit u sulmua fizikisht!

Biznesmeni i njohur nga Struga, Mëndi Qyra në një prononcim për Strugalajm, informimin e një pjesë të medias në lidhje me incidentin e ndodhur para disa ditësh ndërmjet ish kryetarit të Ohrit Aleksandër Petereski  dhe një personi tjetër në Ohër  e kualifikon të pasaktë.

Sidomos ky raportim sipas Qyrës, nuk përkon me të vërtetën  në pjesën që si burim i mosmarrëveshjes dhe përplasjes fizike të dy personave lidhej me të personalisht. “Unë në atë takim kam qëlluar rastësisht dhe di që sherri dhe përplasja fizike që ndodhi ndërmjet ish-kryetarit të Ohrit dhe personit tjetër nuk kishte të bëj me mua personalisht. Përndryshe mund të them me përgjegjësi që u investova që të evitoheshte përplasja fizike ndërmjet të dyve dhe fakti që ata shkëmbyen goditje tregon që sherri nuk kishte të bënte me mua. Depërtimi në Ohër i kompanive të mia nga shumë rrethe nuk shihet me sy të mirë dhe në këtë drejtim prej 15 vitesh jemi mësuar me insinuata nga më të ndryshmet” përfundon Qyra.

Në media u raportua për një përplasje të fortë fizike ndërmjet ish kryetrait të Ohrit Aleksandër Petreski dhe një personi tjetër ku kishte rastisur edhe biznesmeni Mendi Qyra.

Lajme të ngjashme

Back to top button