Maqedoni, nëntë ekipe mobile të Kryqit të Kuq për mbështetjen e refugjatëve

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me UNHCR-në në dy vendkalimet kufitare në Gjevgjeli dhe në Tabanoc është kyçur në mënyrë aktive në terren prej 24 orëve me nëntë ekipe mobile për mbështetjen e emigrantëve të cilët transitojnë përmes Maqedonisë.

Ekipet i përbëjnë gjithsej 135 persona – të punësuar, mjekë, anëtarë, vullnetarë të Kryqit të Kuq të cilët janë të trajnuar për punë në Shërbimin për kërkesa për persona të zhdukur në kuadër të Kryqit të Kuq.

Kryqi i Kuq i RM-së kumtoi se prej 28 shtatorit deri më 5 tetor ka distribuuar: 20.089 shishe ujë të pijshëm, 3.077 paketa me produkte ushqimore, 159 paketa me mjete higjienike, 146 copë pelena për foshnja, 131 paketa për foshnja, 2.295 batanije, 77 kuti me biskota, ndërsa 5.783 personave u është dhënë ndihma e parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button