Kocijançiq: Progres-raportet anulohen për një javë

Komisioni Evropian për një javë do ta anulojë publikimin e raporteve të progresit në eurointegrimet e vendeve-kandidate dhe vendeve kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kumtoi pasdite zëdhënësja e Eurokomisionit, Maja Kocijançiq, njofton korrespondenti i MIA-s në Bruksel.

Raporti do të botohet më 21 tetor.

“Kjo është pakoja e parë për zgjerim në kuadër të Eurokomisionit të ri të Junkerit. Pakoja përfshin strategji afatmesme për herë të parë dhe raportet për vendet do të jenë të ndryshme në prezantim sesa në të kaluarën. Ekziston interes i fuqishëm i kryetarit dhe gjithë Kolexhit të komisarëve se pakoja do ta fitojë vëmendjen publike dhe vëmendjen e mediave që e meriton. Në këtë kontekst, duke pasur parasysh Këshillin Evropian që do të mbahet javën e ardhshme, e në të cilin do të ketë fokus të fuqishëm të migracionit, avantazh është që të prezantohen raportet e progresit një javë më vonë, që të sigurohet pakoja që ta fitojë vëmendjen e mediave dhe vëmendjen publike që e meriton”, theksoi zëdhënësja Kocijançiq.

Anulimi i parë i këtillë i publikimit të pakos me strategji për zgjerim të BE-së, sipas asaj që paraprakisht e paralajmëroi njeriu i parë i KE-së, Zhan Klod Junker është në pajtueshmëri me politikën për bllokim të pranimit të anëtareve të reja në Union për të paktën pesë vjet.

Për Maqedoninë, ajo që është e sigurt është se në raportin e progresit do të ketë rekomandim të shtatë të njëpasnjëshëm nga Eurokomisiont për hapje të bisedimeve inkuadruese në Bashkimin Evropian, me çka do të miratohet në njëfarë mënyre me aprovim dhe harmonizim të tajmingut me implementim të të gjitha pikave nga marrëveshja politike nga 2 qershori dhe 15 korriku për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button