Erdogan: Anëtarësimi në BE është prioriteti më i rëndësishëm ndërkombëtar i Turqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në një takim të nivelit të lartë të organizuar nga Federata e Kompanive Belge (FEB) ka pohuar se anëtarësimi në BE është preferenca strategjike dhe prioriteti më i rëndësishëm ndërkombëtar i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan  u shpreh se “ne jemi duke kaluar nëpër një kohë kur ne kemi nevojë për një bashkëpunim më intensiv në çështjet e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë që përfshihen në kapitullin 24. Ne po përjetojmë praktikën e kësaj, ku në të vërtetë ne jemi ato që po e përjetojmë dhe po luftojmë me këtë. Kërkojmë që të hapen sa më shpjet negociatat të këtij kapitulli. Pengesa politike e shkaktuar nga një vend anëtar në një çështje të tillë të rëndësishme nuk duhet të pengojë më shumë bashkëpunimin”.

Ai duke shprehur se “Çështja më e rëndësishme për ne në këtë proces është mirëqenia e qytetarëve tanë dhe sigurimi i standardeve të larta në çdo fushë”, ka falënderuar Belgjikën për mbështetjen e dhënë në procesin e anëtarësimit. Presidenti Erdoğan duke u shprehur ndër të tjera se pritet që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në kapërcimin e procesit të bllokuar të negociatave, ka theksuar se nga pikëpamja e zhvillimit të marrëdhënieve është e rëndësishme heqja e pengesave politike dhe hapja e negociatave për kapitujt e rinj.

Erdoğan duke u shprehur se “Presim që kapitulli i 17 i cili nuk ka përpara një pengesë, pra politika për ekonominë dhe për vlerat monetare të hapen për negociata”, tha se ka besim tek Belgjika në lidhje me mbështetjen në këtë çështje.

Presidenti i Turqisë pasi ka pohuar se krizat në rajonin ku ndodhet Turqia e kanë më të nevojshme se kurrë zhvillimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme ai ka vazhduar më tej: “Bashkëpunimi me BE-në në çështjet në luftën kundër terrorizmit dhe emigracionin e parregullt janë të rëndësisë jetësore. Nga kjo pikëpamje edhe kapitulli 31 ka rëndësi ku ne i japim shumë rëndësi hapjes së kapitujve për politikën e jashtme dhe për politikën e mbrojtjes. Ne jemi duke kaluar nëpër një kohë kur ne kemi nevojë për një bashkëpunim më intensiv në çështjet e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë që në kapitullin 24 përfshihen edhe marrëveshja e ripranimit dhe çështja e liberalizimit të vizave. Ne po përjetojmë praktikën e kësaj, ku në të vërtetë ne jemi ato që po e përjetojmë dhe po luftojmë me terrorizmin. Kërkojmë që të hapen sa më shpjet negociatat të këtij kapitulli. Pengesa politike e shkaktuar nga një vend anëtar në një çështje të tillë të rëndësishme nuk duhet të pengojë më shumë bashkëpunimin”.

“Ne e mirëpresim zbatimin e mekanizmit të Dialogut të Energjisë në Nivel të Lartë Turqi-BE. Nën dritën e zhvillimeve rajonale hapja e negociatave për kapitullin e 14 për Energjinë do të sjellë rezultate pozitive edhe në interes të Turqisë edhe në interes të BE-së. Problemi dhe mëkati i kapitullit të energjisë nuk rëndon mbi ne. Pse? Sepse ne kemi bërë çfarë na kanë thënë. Çfarë do të bënim ne? ju e dini se këtu ka ‘T’. Një furnizues, dy vende transit, tre konsumatorë. Turqia nuk është vend furnizues, por vetëm në pozicionin si një vend transit dhe konsumatorë. Ne ndodhemi në pikë e transitit me afërsisht 850 kilometra, ku i kemi premtuar Nabucco”s në lidhje me këtë çështje. Dhe nuk kemi devijuar nga kjo. Nga do të vijë ky furnizim? BE-ja nuk e ka zgjidhur ende këtë furnizim. Tha Turkmenistan edhe nga aty nuk e zgjidhi. BE-ja këtë duhet ta zgjidhte në pikëpamjen financiare. Atëherë si do ta zgjidhë Nabucco? Sa vite janë bërë që është hedhur firma por ende nuk ka patur përparime në punime. Ndërsa më pas doli në pah Azerbajxhani i cili tha se ‘Unë jam furnizuesi gjithashtu do të jap edhe mbështetjen e duhur për transit’ dhe hodhëm themelet e TANAP, i cili po vazhdon punimet me shpejtësi. Unë besoj se do ti tejkalojmë me shpejtësi këto”.

Erdoğan ka deklaruar se marrëdhëniet me BE-në në interesa të përbashkëta duhet të zgjerohen dhe pasurohen në fusha si siguria, politika e jashtme, ekonomia, energjia, liberalizimi i vizave, përditësimi i Bashkësisë së doganave. Ai tha se “Kapërcimi i bllokimit të negociatave për anëtarësimin do të forcojë bashkëpunimin në të gjithë këto procese.

Presidenti Erdoğan ka rikujtuar ndër të tjera se sot do të takohet me krerët e institucioneve të BE-së dhe ka theksuar se do të shqyrtojë në detaje marrëdhëniet.

Lajme të ngjashme

Back to top button