Anulohet zgjedhja e prokurorëve që i propozoi Janeva

Këshilli për prokurorë publik ka anuluar zgjedhjen e prokurorëve publik që do të ndihmojnë prokuroren special Katica Janeva në hetimet të lidhura me bombat e opozitës dhe përgjegjësit e përgjimeve masive. Javën e ardhshme do të dihet zyrtarisht për ekipin zyrtar të prokurores speciale, shkruan A1on, transmeton Portalb.

Anëtarë të Këshillit thonë se nuk ka asgjë kontestuese në anulimin thjesht po bëhet për të mos u ngutur në vendime. Biografitë ende po shqyrtohen, disa nuk i kanë të plota. Ka mundësi që të mos zgjidhen të 14-të kandidatët. Nuk është e obligueshme që Janeva t’i ketë të gjithë, dikush mund të bie.

Publiku pret që Këshilli ta rishqyrtojë zgjedhjen e prokurores për krim te organizuar dhe korrupsion Lile Stefanova, e cila paraqitet si ndihmës prokurore në rastin “Puç”.

Lajme të ngjashme

Back to top button