Nga VMRO-DPMNE-ja kanë kërkuar pauzë nga grupet punuese dhe nuk janë kthyer më

Gjashtë orë përfaqësuesit e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, sot i kanë pritur i përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorovin dhe Nikolla Poposkin, që të kthehen nga pauza që janë marrë vesh grupet punuese, njofton Meta.

Edhe pse pauza është dashur të zgjasë vetëm dy orë, por ata s’janë kthyer edhe pas gjashtë orëve në Klubin e Deputetëve. Pastaj , eksperti belg Piter van Hojte nëpërmjet telefonit u ka dhënë afat prej 10 minutave që të kthehen dhe të vazhdojnë me bisedimet ose partitë politike do ta lëshojnë mbledhjen. Pasi që edhe pas 10 minutave Poposki dhe Todorov nuk janë kthyer në takim, përfaqësuesit e partive tjera kanë shkuar. Deri në këtë moment ende nuk ka të caktuar asnjë takim dhe nuk duhet a do të vazhdojnë bisedimet e grupeve punuese të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas burimeve të Metas, LSDM kërkon hapje të ministrisë së diasporës, e cila është një ndër kërkesat e organizatave të diasporës. Sipas të Metas, LSDM është për votim të diasporës, por të respektohen rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së për barazim të votës. Nga LSDM vlerësojnë se formimi i ministrisë së diasporës do ta kishte lehtësuar trysninë e mënyrës së votimit të diasporës, për atë që të gjitha kërkesat e tyre do të kishin kaluar nën kompetencat e ministrisë. Nga LSDM kërkojnë që e drejta për votim të diasporës të jetë nga 85 deri më 90% nga numri mesatar i votave të realizuara në zgjedhjet e fundit parlamentare.

LSDM në lojë e fut edhe çështjen e përqindjes së kuotave të grave, si në ligjet zgjedhore, ashtu edhe në organet dhe institucionet. Propozimi i tyre është që përqindja e kuotës të rritet në 40%.

Lajme të ngjashme

Back to top button