Ushtarët profesionistë të larguar nga puna vazhdojnë me grevë urie

Ushtarët profesionistë të larguar nga puna, dy ditë janë duke mbajtur grevë urie para Kuvendit. Ata sot deri te Kuvendi kanë paraqitur iniciativë për ndryshimin e ligjit për shërbim në ARM, me të cilën kërkojnë që të punësohen.

Thonë që do të mbesin ende nëpër tenda para Parlamentit derisa nuk do të plotësohen kërkesat e tyre.

Ndërkaq dje në një deklaratë për Anadolu Agency, Gobranski, i cili njëherësh është kryetar i trupit koordinativ të ushtarëve të pushuar, thotë se ndryshimet e miratuara erdhën vonë meqë ushtarët tanimë ishin pushuar nga puna.

“Kemi dërguar parashtresë që edhe këta ushtarë të përfshihen në ndryshimet e fundit dhe të hiqen nga përfshirja në paragrafin të miratuar më 31.12.2013. Kërkojmë që përsëri të punësohemi” tha Gorbaranski.

Ai thekson se ndryshimet e fundit ligjore kanë ndarë ushtarët profesionist.

“Në të gjitha takimet na është thënë të gjendemi ashtu siç dimë, dhe më vonë miratuan ligj i cili bëri ndarjen. Është dashur të konsultohemi  nëse dëshirojmë të përfshihemi në ligj apo jo”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button