Raporti i progresit të Maqedonisë, çfarë mund të pritet?

Mendoj se do të vazhdojë rekomandimi për fillimin e bisedimeve, por do të jetë e kushtëzuar me aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Kështu që deri në zgjedhjet e prillit nuk mundemi të presim ndonjë notë pozitive. Së pari duhet të zgjidhen problemet, ose ata më urgjente, ka thënë për Portalb Bojan Mariçiq nga Qendra për arsim evropian, duke u përgjigjur në pyetjen se çka prej na Raporti i sivjetëm i Komosionit Evropian për progresin e Maqedonisë.

Sipas tij, nëse respektohen afatet dhe arrihet ajo për çka janë dakorduar palët në dialogun për kalimin zgjidhjen e krizës eventualisht vitin e ardhshëm mund të hapen bisedimet.

“Do të përshëndesë Marrëveshjen e Përzhinos dhe do të përmbajë kritika për atë që ndodhi gjatë vitit që po kalon. Mendoj se për momentin nuk duhet të presim ndonjë përmirësim sepse Maqedonia është ende në krizë dhe ende s’ka dal nga kriza, por do të shpreh mbështetje për më tutje”, përfundon Mariçiq.

Edhe drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, Malinka Ristevska-Jordanova për Portalb shprehet se edhe ky Raport progresi pritet të jetë kritik.

“Raporti do të bazohet në atë se marrëveshja politike po respektohet dhe opozita u kthye në parlament, por në përgjithësi do të jetë kritik”, tha Ristevska Jordanova.

Raporti do të botohet më 21 tetor.

Komisioni Evropian për një javë do ta anulojë publikimin e raporteve të progresit në eurointegrimet e vendeve-kandidate dhe vendeve kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kumtoi pasdite zëdhënësja e Eurokomisionit, Maja Kocijançiq, njofton korrespondenti i MIA-s në Bruksel. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button