Bejta: BDI bindshëm do të fitojë zgjedhjet e prillit

 Në mbledhjen e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dega në Gostivar, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e Këshillave Vendore  dhe funksionarë partiak, për kryetar të Shtabit Lokal u zgjodh Nevzat Bejta, kryetar i degës dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në fjalimin para anëtarëve të pranishëm, Bejta mes tjerash theksoi se nga kjo zyrë që vazhdimisht ka triumfuar në garat zgjedhore, do t’i prihet fitores së madhe të BDI-së edhe  në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të muajt Prill të vitit që vjen.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të dal fitues triumfal  i këtyre zgjedhjeve, sepse, nuk ka fuqi që popullin shqiptar do ta përçaje për qëllime të errëta dhe për interesa personale. Popullin shqiptar, askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta manipuloje, andaj personaliteti i liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti mbetet figurë e pakontestueshme tek populli shqiptar”, tha Bejta.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button