Ombucmani studentor është bërë këshilltar i Gruevskit
Parlamenti studentor, shoqatë e qytetarëve e cila duhet të luftojë për të drejtat dhe interesat e studentëve, tanimë që moti atë e ka bërë vetëm në letër.
Studentët e Fakultetit të Juridikut janë ankuar se në Parlamentin Studentor ua kanë falsifikuar nënshkrimet dhe për atë kanë paraqitur padi penale kundër tyre në Prokurorinë Publike.
Mbrojtja e ngjyrave partiake dhe mbështetja e politikave pro qeveritare të ish ombucmanit Simona Jandrevska i kanë sjellë vend si këshilltar për punë juridike në kabinetin e kryeministrit, shkruan Fokus.