Shkup, ushtarët profesionist stacionohen para Parlamentit

Ushtarët profesionistë të Armatës së Republikës së Maqedonisë të cilët janë shkarkuar dhe kanë ngelur pa angazhim profesional shkaku i ligjit të vjetër, kanë filluar një protestë para godinës së Kuvendit Republikan ku ngritën një tendë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata kërkojnë që të rregullohet statusi i mbi njëqind ushtarëve të cilët janë pushuar nga armata para se të miratohen ndryshimet e reja në ligj, me të cilin deri në vitin 2014, ushtarëve profesionist, marrëdhënia e punës u përfundonte me të mbushur 38 vjet, mirëpo vitin e kaluar  u miratua një ndryshim tjetër në ligj, me të cilin është ngritur pragu i kufirit në moshën 45 vjeçare.

Ushtari profesionist, i pushuar nga puna, Marjanço Gobranski, është futur në grevë urie ndërsa atij ju bashkangjitën edhe dy ish kolegë të tij.

Në deklaratë për Anadolu Agency, Gobranski, i cili njëherësh është kryetar i trupit kordinativ të ushtarëve të pushuar, thotë se ndryshimet e miratuara erdhën vonë meqë ushtarët tanimë ishin pushuar nga puna.

“Kemi dërguar parashtresë që edhe këta ushtarë të përfshihen në ndryshimet e fundit dhe të hiqen nga përfshirja në paragrafin të miratuar më 31.12.2013. Kërkojmë që përsëri të punësohemi” tha Gorbaranski.

Ai thekson se ndryshimet e fundit ligjore kanë ndarë ushtarët profesionist.

“Në të gjitha takimet na është thënë të gjindemi ashtu siç dijmë, dhe më vonë miratuan ligj i cili bëri ndarjen. Është dashur të konsultohemi  nëse dëshirojmë të përfshihemi në ligj apo jo”, thotë ai.

Gobranski thotë se do të mbeten para Kuvendit deri në plotësimin e kërkesave të tyre për çka thotë se ka kërkuar ndihmën e ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ndërsa për të hënën paralajmëroi dorëzimin e iniciativës në Kuvend. r

Lajme të ngjashme

Back to top button