Turqi, goditen nga toka dhe ajri pozicionet e terorristëve

Me një ofensivë ajrore të 9 avionëve F-16 shkatërrohen bunkerët, shpellat dhe strehimoret e nëndheshme në 17 pika në rajonet Sinat Haftanin, Metina dhe Kandil të cilat i përkisnin organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë theksohet se ditën e djeshme në rajonin Hakkari të Turqisë u ndërmorën ofensiva tokësore dhe ajrore ndaj strehimoreve, shpellave dhe pikave të zjarrit që i përkisnin organizatës terroriste PKK. Ofensiva nisi në orën 17.30 me 2 avionë luftarakë F-4 2010 dhe u lëshuan 12 bomba ndaj objektivave.

Ndërsa në ofensivën ajrore të ndërmarrë objektivave që i përkisnin organizatës terroriste PKK në rajonin Kars 4 avionë të tipit F-4 2020 kanë lëshuar 24 bomba.

Ndërsa në ofensivat e ditës së sotme të cilat janë kryer në orën 00.20-02.30 në rajonet Sinat Haftanin, Metina dhe Kandil të cilat përdoreshin nga organizata terroriste PKK në veri të Irakut, theksohet se 9 avionët e tipit F-16 kanë shkatërruar bunkerët, shpellat dhe strehimoret e nëndheshme të PKK në 17 pika të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button