QKSH në Vjenë iu del në ndihmë refugjatëve (Foto)
Qendra Kulturore Shqiptare në Vjenë këtë javë ka organizuar një aksion humanitarë në kufirin Kroaci – Serbi – Bosnje duke iu dalë në ndihmë nevojtarëve refugjat nga Lindja e Mesme ( Siri ) me veshmbathje , ushqime të ndryshme dhe ushqim të ngrohtë të përgatitur nga mishi i kurbaneve me rastin e Kurban Bajramit që u grumbulluan nga shqiptarët mysliman ne Vjenë.
‘‘ U servua ushqim për 3500 persona , veshmbathje nga më të ndryshmet , edhe atë : për fëmije dhe për të rritur. Shpresojmë se aktivitetet të këtilla Qendra Kulturore Shqiptare duke mos ndjerë lodhje në punët e saj humanitare do të vazhdojë deri në fund të këtij viti ose deri sa te kenë nevojë për ndihmën tonë ‘’ – deklaroi Sadik Sadiku njëherit edhe kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Vjenë të Austrisë.
Këtij aksioni iu bashkëngjit edhe xhamia e Hollabrunit me përgatitjen e Kurbaneve ku nuk përjashtohet rasti edhe i disa xhamive shqiptare ne Austri.