Familjet belge hapin dyert për refugjatët në Bruksel

Dimri po afrohet dhe nëna 32 vjeçare algjeriane, Malfi Farah, është e shqetësuar sesi t’i mbajë ngrohtë dy vajzat e saj të reja në kampin e refugjatëve në Bruksel.

Pesë vite kanë kaluar që kur Malfi shkoi në Belgjikë nga Algjeria, në të cilën ajo thotë se nuk ka pasur punë apo mundësi për jetë, mirëpo ajo akoma nuk ka marrë azil nga autoritetet belge.

Ajo për Anadolu Agency tha se “Moti po bëhet i ftohtë, nuk dua të jetojë më brenda kësaj tende”.

“Kam fëmijë për të cilët duhet menduar, gjithçka që dua është drejtësia”, u shpreh Malfi, duke shtuar se pas pesë vitesh është duke pritur të marrë azil, me ç’rast ajo do të mund të fillojë të kërkojë punë për t’u kujdesur për familjen e saj.

Pavarësisht asaj se ka një vajzë dy vjet e gjysmë që ka lindur në Belgjikë, tërë familja akoma ka mbetur në një harresë të saahtetit belg.

Malfi, e cila është e arsimuar, është njëra nga qindra migrantë në Bruksel duke kampuar në një park në qendër refugjatësh si dhe duke pritur radhën e saj për të aplikuar për azil.

Ashtu sikurse përfundon vera edhe kushtet e ashpra të motit po afrohen, autoritetet belge kanë filluar të evakuojnë kampin dhe vullnetarët po ndihmojnë në zhvendosjen e refugjatëve në 96 familje belge, të cilat janë të gatshme t’i hapin dyert e shtëpive të tyre.

 “Qindra njerëz kanë hapur dyert e tyre ashtu që ne mund të strehojmë refugjatët brenda familjeve deri në pikën ku ata mund të hyjnë në zyret e migracionit për t’i kryer dokumentet e tyre”, tha në një deklaratë për Anadolu Agency, Bram de Smet, një vullnetar 37 vjeçarë në qendrën e refugjatëve.

Refugjatët lejohen të qëndrojnë me familjet belge deri në nëntë ditë në mënyrë që të fitojnë kohë për të procesuar aplikacionet e tyre për azil, të cilat do të obligojnë autoritetet belge që t’ju sigurojnë strehim.

Derisa qytetarët evropianë janë të gatshëm të hapin dyert e shtëpive të tyre për të ndihmuar refugjatët, krerët e BE-së kanë dështuar që të merren vesh mbi atë se si t’i shpërndajnë mijëra refugjatët që po vijnë, shumica nga Lindja e Mesme.

-Gjuha e urrejtjes dhe armiqësia-

Pavarësisht ndihmës së ofruar për njerëzit si Malfi Farah dhe familjes së saj, atmosfera në disa vende të BE-së nuk është aq mikëpritëse.

Komisioni Evropian, i cili dëshiron që anëtaret e BE-së të penalizojnë gjuhën e urrjetjes, gjatë një deklarate të bërë të enjten tha se “kriza e tanishme e refugjatëve ka parë një gjuhë të urrejtjes  e cila po shfaqet për ata që vijnë, duke e shfrytëzuar situatën lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe diskurset populiste”.

Duke shtuar se janë “shqetësuese sulmet verbale dhe fizike, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes duke pasur si qëllim azilkërkuesit dhe refugjatët”.

Sllovakia ka bërë të qartë se do të pranojë vetëm refugjatë të krishterë dhe jo muslimanë. Kryeministri hungarez Viktor Orban ka përshkruar fluksin e refugjatëve si kërcënim për “rrënjët e krishtera të Evropës”, dhe iu përgjigj krizës duke ngritur një gardh në kufirin e saj jugor me Serbinë.

Sipas Eurobarometr-it, 50 për qind e evropianëve besojnë se diskriminimi i bazuar në religjion është i përhapur. Kjo shifër është rritur për 39 përqind në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button