Në Ramallah pritet me entuziazëm Presidenti palestinez, Abbas

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, pas vizitës në New York dhe ngritjes së flamurit palestinez para selisë së OKB-së, u kthye në Ramallah, ku  është pritur me entuziazëm nga zyrtarët shtetëtorë dhe qytetarët lokalë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qëndroj pas çdo fjale që kam thënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Abbas me rastin e kthimit në zyren e tij në Ramallah.

“Flamuri nuk është vetëm një simbol i thjeshtë, por ai është edhe shenjë nderi, krenarie, historie, shenjë e së kaluarës dhe të ardhmes. Andaj, me ngritjen e flamurit tonë,  është ngritur nderi jonë dhe krenaria jonë,  si dhe në Palestinë, madje edhe në OKB”, tha Abbas, lidhur me valëvitjen historike të flamurit palestinez në shtizën para selisë së OKB-së në New York.

Presidenti palestinez tha se me ngritjen e flamurit në shtizë, kujtoi të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për Palestinën dhe flamurin e saj.

“Prandaj këtë flamur ia dhurojmë të gjithë martirëve, luftëtarëve, por edhe të burgosurve në burgjet izraelite”, theksoi Abbas.

Lajme të ngjashme

Back to top button