Ramës mund t’i bashkohet edhe Thaçi në stadium për të bërë tifo për kombëtaren

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nëse e lejon agjenda e angazhimeve, do të shkojë edhe në Elbasan-Arena për të shikuar ndeshjen futbollistike të kombëtares së Shqipërisë, me atë të Serbisë, sepse në njëfarë mënyre kombëtarja është edhe ekip i Kosovës. Por, edhe nëse nuk do të jetë atje me trup, Thaçi ka thënë se do të jetë me zemër.

“Futbolli është një prej mënyrave të mia të preferuara që të çlodhem, të largojë për pak kohë mendjen nga politika dhe të kalojë kohë të këndshme me familjen, sidomos me djalin, Endritin. Kombëtarja e Shqipërisë më shumë se gjysmën e lojtarëve i ka nga Kosova. Pra, në njëfarë mënyre është edhe ekip i Kosovës. Ndeshja që Serbia do të zhvillojë kundër Shqipërisë është në njëfarë mënyre edhe ndeshje futbollistike me Kosovën dhe një hap tjetër drejt njohjes së Kosovës. Do të shoh nëse agjenda e angazhimeve të mia do të më lejojë të udhëtojë për në Elbasan-Arena. Edhe nëse nuk do të jem atje me trup, do të jem atje me mendje dhe me zemër”, ka deklaruar Thaçi për Indeksonline.

Lajme të ngjashme

Back to top button