Analizë: Ende të hapura thuajse të gjitha çështjet e Kodit Zgjedhor (VIDEO)

Grupi punues në këtë vikend do të punojë me axhendë të ngjeshur për të arritur afri të qëndrimeve rreth pakos zgjedhore. Afati do të kalojë të martën, ndërkaq thuajse të gjitha çështjet e mëdha ende janë të hapura.

Si të pastrohet Lista Zgjedhore dhe a është e mundur që kjo me vërtetim në terren të bëhet 100% , pasi që sipas të gjitha gjasave regjistrimi aktiv po bie, çfarë do të bëhet me votimin e diasporës, ndryshimet e modelit zgjedhor, të gjitha këto përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos po mundohen që t’i mbyllin deri më 6 tetor, njofton 24Vesti.

Në lidhje me Listën Zgjedhore, ish kryetari dhe nënkryetari i tanishëm i KSHZ-së, në analizën e mbrëmshme në “24 Analiza”, ka thënë që besimi në këtë periudhë në Listën Zgjedhore do të kthehet nëse KSHZ-ja e merr përditësimin e Listës Zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button