Reagon Serbia: Fjalimi i Ramës rrezikon dialogun Beograd-Prishtinë

Misioni serb në Kombet e Bashkuara ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministri të Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku bëri thirrje për njohjen e Kosovës.

Ambasadori serb në OKB, Milan Milanoviç, është shprehur se, Rama ka abuzuar me fjalimin e tij në AP të OKB-së dhe i ka vënë në lajthitje krerët e vendeve prezente duke thënë se “dialogu po bëhet mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”.

“E vërteta është se Beogradi po negocion me Institucionet vetëqeverisjes të përkohshme në Kosovë”, raporton televizioni publik serb.

Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kërkoi nga shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë pasi sipas tij “kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në rajon”.

Sipas ambasadorit serb në OKB, Kosova nuk është shtet i pavarur dhe as anëtare e OBK-së, duke rikujtuar se bisedimet në Bruksel, nën patronatin e Bashkimit Evropian, janë në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kkëto deklarata të Ramës mund të rrezikojnë rezultatet pozitive të dialogut dhe ndalojnë përparimin e ardhshëm”, ka thënë Milanoviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button