Depp: Më shqetëson karriera si modele e sime bije
Aktori Johnny Depp nuk shprehet i kënaqur kur e pyesin në lidhje me përfshirjen e vajzës së tij në modë.
52 – vjeçari, shkruan prestigjozja britanike “The Telegraph”, ka deklaruar se karriera e Lily – Rose në fushën e modës e shqetëson.
“Unë nuk prisja këtë nga vajza ime, aq më tepër në këtë moshë, por ajo e ka pasion, po kënaqet shumë, kështu që është zgjedhja e saj dhe Lily e di që mua do të më ketë gjithmonë pranë, ka thënë Depp.
Lily – Rose, nisi karrierën e saj në moshën 15 – vjeçare, ku sëbashku me të ëmën, Vanessa Paradis, teksa ishte e pranishme në shfaqjen e Chanel, mes yjeve si Beyonce, Julianne Moore, Pharrell Williams, etj, ra në sy për finesën që e karakterizon.