“Puç”, tanimë një javë është në byronë e Katica Janevës

Prokurorja speciale Katica Janeva, i mori të gjitha materialet për rastin “Puç” nga prokurori publik i cili e ka udhëhequr rastin dhe prej tani lënda është në juridiksionin e saj, deklaroi për “Metën”, avokati mbrojtës  Angele Ilievski.

Sipas Ilievskit, ai dhe kolegët e tij, si avokatë mbrojtës, ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga prokurorja speciale, mirëpo Janeva para një javë ka pranuar lëndën për rastin “Puçi”.

“Tani prokurorja speciale pas emërimit të saj, është përgjegjës për gjithçka më tej që ka të bëjë me punën e prokurorisë në rastin e “Puç”. Ajo tashmë, para rreth një javë më parë, ka pranuar lëndën për rastin “Puç”, thotë për “Metën” avokati Ilievski.

Siç thotë ai, Janeva, ndër të tjerash, prej tani do të duhet të deklarohet edhe për arrestimin e Zoran Verushevskit dhe Georgi Lazarevskit, përkatësisht të bëjë kërkesë në gjykatë për ndërprerjen e vuajtjes së burgut dhe zëvendësimin me një masë më të butë të sigurisë, ose vazhdim të sërishëm. E njëjta gjë vlen edhe për masat që jua janë caktuarave të pandehurve të tjerë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button