Maqedonia nuk është shtet, por është parti!

Të dashur miq,

….Edhe skandali i fundit lidhur me “revoltën” e shprehur në Këshillin e Prokurorëve , për emërimin e kandidatëve për ndihmës prokurorë për në prokurorinë speciale, tregon qartë se Maqedonia nuk është shtet por është parti.

Nuk përjashtohet mundësia se edhe përzgjedhja e këtyre prokurorëve nga ana e prokurores speciale Katica Janeva të ishte bërë me preferenca nga më të ndryshmet. Bile po ashtu nuk përjashtohet mundësia se në mes të të propozuarve për kandidat ka edhe emra të lakuar që po ashtu kanë bërë shpërdorime gjatë kryerjes të po kësaj detyre publike dhe emra që profesionaliteti i tyre është diskutabil edhe për gjëra elementare. Por duhet të kihet parasysh fakti se ligji mundëson që Prokurorja propozimet ti bëjë ekskluzivisht nga radhët e prokurorëve aktualë që janë në detyrë në gjithë territorin e vendit. Dhe s’do mend se prej qielli askush s’mund të sjellë të tjerë. Pra këta ndihmës prokurorë sipas ligjit nuk kanë të drejtë të miratojnë urdhra dhe akuza por vetëm kanë të drejtën e përfaqësimit të prokurores speciale para gjykatave. Kurse prokurorja do të formojë edhe seksion të posaçëm të përbërë nga hetues dhe ekspert përkatës.

Shtrohet pyetja se prokurorja speciale me çfarë preferencash do ti emëroj ato, ky vend është i vogël, po që se edhe tek hetuesit identifikohen emra të cilat opinioni i njeh si dallaveraxhi të klasit të parë ,atëherë nuk mund të pritet ndonjë efekt nga kjo prokurori. Ajo që është skandaloze dikush në këtë Këshill qenka ankuar se si duket dy kandidat të përkatësisë shqiptare qenkan propozuar me preferenca tjera e jo të partisë më të madhe BDI, që mund të rezultojë si e vërtetë. Por shtrohet pyetja se me çfarë preferencash dhe intervenimesh janë propozuar edhe kandidatët tjerë ? Ndaj mendimin se ligji është në pajtim me kushtetutën por ka dy tre mangësi të lënura me qëllim që me zhvillimin e procedurave të sabotohen të njëjtat. P.sh. sipas Ligjit, pas propozimit të Prokurorit special nga ana e Kuvendit edhe me votim të dyfishtë në nenin 3 paragrafi (2) emërimin nga ana e Këshillit të prokurorëve nuk e parasheh me badinter, për të cilën u shkrua dhe u zbulua se ky paragraf është ndryshuar nga marrëveshja e arritur nga ana e negociatorëve.

Dhe ky falsifikim mund të mundësojë ,po që Prokurorja jep dorëheqje në ndonjë kohë të pazakontë për arsye të ndryshme që kuptohet ia mundëson ligji, mund të stërzgjatë procedimet në pa kufi. Prandaj zgjidhja do të ishte më e kapshme që prokurori të sillej nga ndërkombëtarët si një arbitër pa anime. Ky proces pa dyshim se do të të stërzgjatet mbase cili do trup gjykues pa ndërkombëtarë në çfarë do instance gjyqësore jo që do të kapet por është veç i kapur nga politika e Vmro-Bdi. Prandaj pa lex specialis edhe për trupa të gjykatësve në instancat e gjyqësorit ,nuk mund të pritet drejtësi . Po që se ky skandal në Këshillin e Prokurorëve verifikohet , ky këshill duhet me urgjencë të shkarkohet.

Po si do qoftë, E vetmja shpresë është që BE dhe SHBA, me ekspertët e tyre do të monitoroje këto zhvillime për krimin e bërë në Maqedoni nga kjo klikë pushtetarësh, dhe nëse nuk do të ndërhynë në shkeljet e pa zakonta në këtë proces ,atëherë besueshmëria tek qytetarët do zbehet edhe ndaj tyre, kurse hajdutokratët do të vazhdojnë edhe më tutje akomodimin e tyre nëpër institucione, ndërsa populli do të gjejë rrugën vetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button