Opinionet nuk duhet botuar tek rubrikat e lajmeve

[Recension: Palaço-gazetaria në oborret parapolitike të shqipfolësve]

Ky lajm që në fillim nuk ia bën me dije lexuesit se është një koment e jo një lajm informativ,  edhe pse portali e ka vendosur në kategorinë e lajmeve. Lexuesi duhet ta ketë të qartë fillimisht se a po lexon qëndrimin e ndonjë personi kompetent, politikani, analistit, partie apo qytetari, apo të vetë redaksisë së portalit në fjalë.

Aktuale   Palaço gazetaria në oborret parapolitike të shqipfolësve   AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal: Palaço-gazetaria në oborret parapolitike të shqipfolësve

Data dhe koha e publikimit: 21/09/2015

Data e recensionit: 30/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Më tej, përmbajtja e tekstit është përplot me mllef, ofendime, pa fakte mbi atë që flitet. Teksti favorizon një palë, duke ofenduar gjithë të tjerët.

Vetë gazetari, apo autori i tekstit madje i lejon vetes që të ofendojë në mënyrë të përgjithshme kolegët e tij që kanë qenë në kërkim të lajmit si “palaço-gazetarë”.

“Fantazia e kësaj palaço-gazetarie po përhapet si murtaja nëpër portale dhe rrjetet sociale dhe gjithë ata që kanë rënë viktimë të saj besojnë se gjithçka që shkruhet është e vërtetë. Besojnë se rrenat e komanduara nga bodrumet antishqiptare mund të krijojnë njëfarë opinioni publik, duke e paraqitur BDI-në në sytë e shqiptarëve si forcë politike që gjoja po dezintegrohet nga brenda. Vetëm në kokat e kësaj palaço-gazetarie ekzistojnë përçarjet brendapartiake të BDI-së, sepse ashtu iu konvenon atyre që duan t’i shohin shqiptarët pa një forcë monolite, pa një lidership kredibil që është i gatshëm të sfidojë edhe garën e ardhshme zgjedhore me platformë që garanton fitore”,  thekson autori i këtij teksti.

 

Autori ka mohuar të ketë ndarje brenda partiake në BDI por në mënyrën e njëjtë sikur gazetarët të cilëve u ka dedikuar tekstin, pasi që vetëm ka akuzuar dhe mohuar pa ofruar ndonjë fakt më kredibil. Në fund të fundit, pak vetë deputeti Zulfi Adili konfirmoi më vonë se shkrimet nuk kanë qenë “palaço-gazetari”, por fakte të vërteta.

Tekstet ku ka qëndrime personale, gazetarët apo dhe redaksia duhet ti botojnë në rubrika të veçanta, pasi lajmet kanë strukturë të veçantë ku mbi të gjitha informacionet janë të mbështetura me burime dhe përfshihen të gjitha palët. Opinionet janë qëndrime personale, të cilat sigurisht që nuk duhet të përdorin gjuhë ofenduese, por ato mund të mbështesin hapur një palë, mjafton që publiku ta dijë se bëhet fjalë për një opinion të shprehur.

Lajme të ngjashme

Back to top button