Kriza, gati 150 mijë emigrantë në Preshevë brenda 2 javësh

Më shumë se 2000 emigrantë kanë hyrë në fshatin serb, Miratovac, duke lënë pas Maqedoninë. Azil kërkuesit përshkuan një rrugë të lodhshme, ku shumica prej tyre ishte e shoqëruar me fëmijë të vegjël.

Pas mbërritjes në Miratovac, refugjatët kanë ecur drejt qytezës së Preshevës, në të cilin gjendet edhe një kamp qëndrimi, trasnmeton OraNews.

Bëhet me dije se duke përfshirë edhe ditën e djeshme, në këtë kamp janë regjistruar mbi 3600 emigrantë.

Pasi mbërrijnë në Preshevë, refugjatët marrin autobusët për të vazhduar drejt Kroacisë. Agjensia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara bën me dije se vetëm gjatë dy javëve të fundit në këtë territor kanë kaluar afro 150.000 persona.

Kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe, pasi në listë nuk përfshihen emigrantët që e kanë kaluar kufirin pa u regjistruar në kampet e qëndrimit.

Qyteza Ventimiglia, e cila ndodhet në afërsi të kufirit italo-francez është kthyer në një vend ku qëndrojnë qindra emigrantë të cilëve u mohoet kalimi në Francë.

Autoritetet kanë ndërtuar një qëndër tranziti ku janë strehuar përkohëshisht 280 refugjatë, të cilët vijnë nga vende si Afrika qëndrore, Siria, Pakistani dhe Bangladeshi.

Secili prej tyre ka si qëllim kalimin në Europën Perëndimore, por udhëtimi është ndalur papritur si pasojë e bllokimit në kufirin Francez.

Nga fillimi i vitit e deri më tani, më shumë se 130.000 emigrantë kanë hyrë në Europë përmes brigjeve të Italisë.

Franca ka refuzuar t’i pranojë refugjatët pasi në bazë të legjislacionit aktual të BE-së, azil-kërkuesit janë përgjegjësi e vendit të parë ku ata shkelin ilegalisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button