Të helmuarit e shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov” janë në gjendje stabile

15 nxënësit dhe një profesor përfunduan në spital nga gazi lotsjellës, që e kanë hedhur dy persona të panjohur në pasditen e djeshme (e mërkurë). Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas informatave të para të policisë personat më pas janë larguar, tansmeton Telegrafi.

10 nxënës dhe një profesor menjëherë i kanë dërguar në repartin e toksikologjisë, ku janë ankuar për djegie të syve, kollitje dhe lëndime trupore nga një substancë akoma e pa konstatuar. Nga reparti i toksikologjisë thonë se gjendja e fëmijëve është stabile dhe kanë pranuar terapinë e duhur. Ndërsa edhe tre fëmijët tjerë kanë kërkuar ndihmë në spitalin ‘8 shtatori’.

Në shkollën ‘Arseni Jovkov’ me orë të tëra është kryer hetim i plotë. Stafi i shkollës dhe policia me orë të tëra kanë qëndruar në shkollë. Drejtoresha Jovanka Asprovska nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike

 

Lajme të ngjashme

Back to top button