Ronaldo afër që të thyej një tjetër rekord

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen ndaj Malmos do të kërkoi të thyej një tjetër rekord të Raul Gonzales në Ligën e Kampionëve.

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, me fanellën e Los Blancos ka shënuar gjithsej 66 gola në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo, që ditë më parë u bë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 80 gola, është larg vetëm një gol që të barazoi Raul Gonzales në listën e golashënuesve më të mirë në Champions me fanellën e realit.

Ronaldo deri më tani ka shënuar 65 gola me Real Madridin në Champions, dhe ky rekord padyshim që do të thyhet në ndeshjet e ardhshme nëse jo ndaj Malmos.

Lajme të ngjashme

Back to top button