Nëndetësja turke ankorohet në portin e Durrësit

Nëndetësja turke “TCG Preveze – S 353” prej ditës së djeshme ndodhet në portin e Durrësit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëndetësja në fjalë është ankoruar në këtë port në kuadër të programit të ushtrisë turke për të vizituar portet e shteteve partnere dhe mike.

Nëndetësja ushtarake 62 metra e gjatë, 6.2 metra e gjerë dhe me një ekuipazh prej 46 personash, prodhim i përbashkët turko-gjerman do të qëndrojë e ankoruar në portin e Durrësit deri ditën e enjte në mbrëmje.

Sipas personelit të nëndetëses “TCG Preveze – S 353”, kjo anije pas përfundimit të vizitës së saj në këtë port pritet të kthehet drejt Turqisë.

Nëndetësja është vizituar sot nga ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar dhe shumë qytetarë shqiptarë dhe të huaj.

Për shkak të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shumë të ngushtë mes dy vendeve dhe veçanërisht mes ushtrive respektive here pas here anije të llojeve dhe kalibrave të ndryshme të Turqisë vizitojnë portet shqiptare.

Ata vizitohen nga zyrtarë, personalitete dhe në disa raste janë të hapura edhe për qytetarët shqiptarë dhe të huaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button