Tetovë, gjendet i vdekur 16 vjeçari nga Grupçini

44 vjeçari S.S. nga fshati Grupçin dje rreth orës 18 është lajmëruar nga të afërmit e tij se në fushë, në vendin e quajtur ‘Çeshma’ është gjetur në këtë fshat të Tetovës i vdekur 16 vjeçari A.S. nga fshati Grupçin, i cili kishte marrë një plagë në anën e djathtë të gjoksit, nga një plumb pistolete, njofton Telegrafi.

Menjëherë është lajmëruar prokurori publik, ekipe të SPB-së-Tetovë dhe mjeku ligjor kanë qenë në vendngjarje dhe është kryer hetim i tërësishëm. Në vendin e ngjarjes është gjetur kufoma e 16 vjeçarit, afër tij është gjetur një pistoletë e tipit ‘Bereta’ të kalibrit 9mm dhe disa plumba të njëjtit kalibër si dhe një gëzhojë plumbi.

Po ashtu nga vendi i ngjarjes është gjetur edhe gjurmë të tjera, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi do të bëhet obduksion. Në vazhdim është duke u bërë edhe hetim i plotë i rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button