Januzaj super gol në “Play Station” (Video)

Dita ditës vetëm që vjen e shtohet popullariteti i futbollistit shqiptar të United, Adnan Jonuzaj, i cili ka pushtuar të gjitha mediat botërore, dhe me plot kuptimin e fjalës ai po bëhet ylli i ri medial.

Por, Adnani nuk është dëshmuar vetëm në fushë të blertë se është talent i madh, ku ka shënuar shumë gola, ai luan shumë mirë edhe “Play Station”. Januzaj ka qenë autor i një supergoli çka ka bërë që të fluturojë nga gëzimi dhe të ftojë të tjerët të shikojnë golin e shënuar nga ai. “Ku është Robin?”, pyet Adnani duke patur parasysh Robin Van Persie, i cili ka qenë edhe autor i këtij goli.

I pyetur më herët nga një anëtar tjetër i Manchesterit i cili edhe xhiron videon, se cili është ekipi që ke zgjedhur Adnan, 18-vjeçari shqiptar thotë shumë qartë: “Manchester United man” duke qeshur, ndërsa Buttner kishte zgjedhur Real Madridin. Në vazhdim shikojeni videon. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button