Serbia sërish notë protestë OKB-së për Kosovën

Misioni i Serbisë në Kombet e Bashkuara në konsultim me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq, ka dërguar një notë proteste në Kombet e Bashkuara ,për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Kosovës në konferencën për luftën kundër terrorizmit të organizuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan “RTS”.
 Në Kombet e Bashkuara thonë se ky është një takim privat që Shtetet e Bashkuara e kanë organizuar, dhe për këtë Kosova është trajtuar si shtet e pavarur, transmeton lajmi.net.

I dërguari i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin, ka shprehur kundërshtimin e tij duke thënë se Amerika me këtë në njëfarë mënyrë po e ofendon OKB-në.

Është raportuar se për sigurinë e pjesëmarrësve ishte përkujdesur policia sekrete e SHBA-ve e jo ajo e OKB-së, që gjithashtu është diçka e pazakontë.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës si pjesëmarrësve e barabartë në Samitin e liderëve botëror në luftën kundër ISIS-it, që është organizuar nga presidenti Barak Obama, është edhe një dëshmi se Kosova është faktor i rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button