Burrel, edhe tre të helmuar nga kërpudhat
Tri raste të reja janë raportuar sot për helmim me kërpudha të mbledhura në Klos të Burrelit. Bëhet e ditur se personat e helmuar janë të moshës 17, 40 dhe 45-vjeç.
Policia raporton se dy të helmuar janë të së njëjtës familje, burri 45-vjeç dhe gruaja 40-vjeçe, nga qyteza e Klosit. Ndërsa 17-vjeçari i helmuar është nga fshatrat e Klosit.
Si transmeton BW, tre të helmuarit janë shtruar në spitalin e Burrelit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kohëve të fundit raportohet se janë helmuar me kërpudha gjithsej 30 persona.