Gëzohuni se jeni në punë, ja pse

Nëse ju duhet më shumë kënaqësi në punë, shikoni dhe një herë punën që e keni. Gjeni mënyrat që ju çojnë drejt vlerësimit më të madh të punës që bëni- dhe si shpërblim mund t’ju kthehet përmirësimi në paraqitje, pohon sheknows.com. Puna juaj nuk ju definon juve, por çfarë bëni ju, ju kthehet.

Pagesa

Po jetojmë në kohën me vështirësi ekonomike, por paguhemi për atë çfarë bëjmë. Dhe ndonëse të ardhurat tuaja ju mbulojnë vetëm nevojat mujore, ju keni një punë që ju paguan për kohën dhe mundin. Numri i të papunësuarve është i lartë, kështu që të keni një vend pune dhe një pagesë që e merrni me rregull bën një ndër arsyjet pse duhet dashur dhe vlerësuar punën që e keni.

Lidhjet shoqërore

Ne jemi krijesa shoqërore. Kolegët dhe klientët mundësojnë biseda dhe sfida, dhe ju mund të ndërtoni lidhje të gjata me njerëzit e punës, duke kalur mirë dhe jashtë objektit të punës. Ata mund edhe t’iu ndihmojnë me hapin e radhës në karierën tuaj.

Përvoja

Nëse nuk është ku keni filluar – është ku keni përfunduar. Çfarë ju udhëzon sot mund t’iu drejtojë në nivelin tjetër nesër. Ti zhvillon aftësitë tua që do t’i përdorësh më vonë.

Njohja

Ndonëse është vetëm një shpërblim, një ngritje në punë, ose vetëm një fjalë e mirë si “punë e mrekullueshme” , kjo çon drejt afirmimit tuaj.

Mbështetja

Puna juaj ju mbështët juve, familjen dhe stilin e jetës tuaj. Me paratë që fitoni paguani shpenzimet dhe ju mundësojnë të punoni drejt qëllimeve tua.

Lajme të ngjashme

Back to top button