Dosja Telekom: Si u liberalizua tregu

Liberalizimi i telekomunikacionit është një ndër kushtet për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE. Monopoli në treg është i papranueshëm për BE-në dhe Brukselin.

Letrën të cilën ish drejtori i Matav në Shkup, aso kohe, Atila Sendrei, ia ka dërguar më 16 janar të vitit 2005 ish drejtorit i trupit rregullator të MakTel, e përshkruan rastin për liberalizimin e tregut maqedonas të telekomunikacionit, që tash po njihet me emrin “afera Telekom”, njofton Prizma.mk.

Rrënjët e saja gjenden në dy javët e fundit të vitit 2004 kur Ligji i ri që nënkuptonte liberalizimin dhe demonopolizimin e tregut të shërbimeve të telekomunikacionit që u zvarrit me vite, miratohet brenda natës, duke i lënë njerëzit e parë të monopolit të Magjar Telekomit të hutuar dhe me pyetjen “cfarë ndodhi në të vërtetë”.

sendrei-pismo

Më 23 dhjetor të vitit 2014, njeriu i parë i Bordit të “Magjar”, Elek Shtraub, pranon letër të nënshkruar nga Dejan Mickoviq, udhëheqë i atëhershëm i Bordit për drejtorë në Telekomin e Maqedonisë (MakTel) dhe Jovan Pejkovski- këshilltar shtetëror i kryeministrit, transmeton Portalb.

Në të, ata e informojnë Shtraub se bashkëpunimi me Matav- (Magjar Telekom) është domethënëse dhe kyçe për kryeministrin e ri dhe se Buçkovski ka shprehur gatishmëri të takohet me të personalisht për çështjet aktuale rreth raporteve mes dy anëve. Në dokumentet thuhet edhe kjo: “Qeveria e pranon propozimin tuaj për të biseduar dhe gjetjen e një marrëveshje që pastaj do të rregullohej me memorandum”.

9-mickovic-straub

Në konferencën për shtyp më 27 dhjetor, që e mbajnë ministri për transport dhe lidhje, Xhamil Mehazi, Dimitar Bukovalov dhe Kosta Trpkovski, sipas fjalëve të Snedrei, Trpkovskit “nuk iu është dhënë mundësia të jep koment”. Po të njëjtën ditë MakTel pranon kopje të versionit të ndryshuar të ligjit që shkon në procedurë parlamentare me kërkesë formale që të jap komente më së voni deri më 11 janar 2005./Portalb

Posleden del od pismoto na Sendrei

Lajme të ngjashme

Back to top button