Plaçkitës të armatosur kanë vjedhur 23 mijë euro në Neproshten të Tetovës

SH.I. (42) nga fshati Dobarcë të Tetovës dje mbrëma ka denoncuar se rreth orës 21 para një objekti hotelierik në Neproshten është ndaluar dhe plaçkitur nga dy persona të panjohur të armatosur me pistoleta. Me këtë rast atij i është marrë çanta, në të cilën ka pasur 23 mijë euro, informoi sot zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

Josifovski theksoi se polica ka kryer verifikim dhe ka ndërmarrë masa për pastrim të plotë të rastit të denoncuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button