Ban Ki-moon falenderon Turqinë për mikpritjen e refugjatëve

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, Ban Ki-moon, të hënën ka falenderuar kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, për përpjekjet e shtetit të tij që të ndihmojë refugjatët të cilët ikin nga lufta dhe persekutimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban Ki-moon dhe Davutoglu u takuan jasht Asamblësë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thanë në një deklaratë nga zyra për mardhënie me publik të OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm ka falenderuar miqësisht Kryeministrin, Davutoğlu për përkrahjen që po bën shteti i tij lidhur me fluksin e madh të refugjatëve nga Siria”, qëndron në kumtesë.

Lufta katër vjeçare e gjysëm në Siri ka marrë më shumë se 250 mijë jetë njerëzish dhe ka bërë këtë shtet burimin me të madh të refufjatëve dhe personave të zhvendosur.

Agjencia për refugjatët e OKB-së thotë se 95 përqind nga një milion refugjatët e fundit sirian kanë shkuar në Turqi, vend ky që është shëndëruar në shtetin me më shumë refugjatë të strehuar.

Ban Ki-moon dhe Davutoglu diskutuan situatën në Siri dhe Irak duke përfshirë përpjekjet ndërkombëtare për t’ju kundërvënë DAESH-it, ndërsa është diskutuar edhe mundësia për zgjidhje politike të konfliktit në Siri, thuhet në kumtesën e OKB-së.

Gjatë takimit i cili ishte i mbyllur për mediat, kreu i Kombeve të Bashkuara ka shprehur ngushëllimet për Turqinë lidhur me sulmnet e fundit terroriste në të cilat që nga 7 korriku, kanë lënë dëshmorë 130 forca të sigurisë.

“Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeministri ranë dakord mbi rëndësinë e bisedimeve për një zgjidhje gjithëpërfshirëse në Qipro, si dhe rolin e Turqisë në mbështetje të këtij procesi”, thuhet nga OKB.

Që nga rënia e qeverisë së përbashkët në vitin 1963, turqit qipriotë dhe grekët qipriotë kanë kërkuar një zgjidhje të plotë për të ripërtërirë partneritetin e tyre. Negociatat mes dy palëve për zgjidhjen e konfliktit disa dekadash të gjatë rifilloi në maj, pas një pauze prej shtatë muajsh.

Ban Ki-moon dhe Davutoglu “diskutuan edhe zhvillimet lidhur me Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, veçanërisht angazhimin e menjëhershëm për të ulur tensionet në Jeruzalem”, thuhet nga OKB.

Ndërkohë, diplomacia intensive e kryeministrit turk me liderët botërorë vazhdoi të hënën në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme.

Ai gjatë ditës ka mbajtur takime bilaterale me kryeministrin irakian, Haider al-Abadi, kryeministrin e Libanit, Tammam Salam dhe Kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Garibashvil.

Ai gjithashtu u takua kokë më kokë edhe me Presidentin amerikan Barak Obama dhe Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një dreke të organizuar nga shefi i OKB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button