Dënim me vdekje për 3 kundërshtarë të grushtit të shtetit në Egjipt

Tre persona kundërshtarë të grushtit të shtetit në Egjitp, janë dënuar me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet gjyqësore mësohet se pasi ushtria mori qeverinë me anë të një grushti ushtarak në muajin korrikut të 2013 vazhduan proceset gjyqësore për 71 persona kundërshtarë të grushtit të cilët ishin arrestuar në protestat e mbajtura me 14 gusht në Aleksandri.

Në seancën gjyqësore të mbajtur në gjykatën penale në Aleksandri tre persona kundërshtarë të grushtit të shtetit kanë marrë dënim me vdekje me akuzat “organizim i protestave të pa autorizuara, ndërprerje të trafikut, vrasjen e një polici dhe të 2 ushtarëve, dhe armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa 25 persona të tjerë të gjykuar në po të njëjtën çështje kanë marrë dënim me burg të përjetshëm, 21 persona të tjerë 15 vjet burg, ndërsa 22 të tjerë me nga 10 vite burg.

Qindra persona kundërshtarë të grushtit të shtetit filluan të gjykoheshin me akuza të ndryshme pasi morën pjesë në protestat e grushtit ushtarak me 3 korrik 2013 në Egjipt ku si pasojë e grushtit ushtarak u largua nga detyra presidenti i zgjedhur me zgjedhje demokratike Muhammed Mursi.

Kundërshtarët e grushtit të shtetit duke mbrojtur se kanë kryer protesta paqësore, mohojnë akuzat në fjalë të ngritura mbi to.

Lajme të ngjashme

Back to top button