Mos harro, ishim vetë ne 16 vjet më parë!

” Ne kishim nevojë për ujë të pastër për fëmijët e te tjerët, por policia na goditi me ujë të ndotur ”

– Një refugjat me fëmijën e tij në Röszke, Hungari”

 

Kjo foto e refugjatëve në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë më kujtoi kohen e luftës se Kosovës, kur punoja si gazetar në Radio Francë International, Paris.

Imazhet janë aq simetrike sa është vështire të mos kujtohesh, të harrosh. Mos Harro! Mos harrojme këtë vuajtje, kjo ishte e vështirë për të gjithë ne. Kjo i ka ndodhur shqiptarëve vetëm 16 te vjet me pare.Albanian-woman-feeds-her-baby-in-the-refugees-colone-1999-300x225

Le t’i tregojnë botës se ne nuk jemi një turmë, por kemi nje ndërgjegje kombëtare, jemi njerëzore dhe nuk e harrojmë!

Më kujtohet një mbasdite, pasi kisha përgatitur dhe prezantuar buletinin Informativ në menyrë profesionale, pra neutrale dhe në mënyrë të barazpeshuar, pa lënë të duket asnjë emocion në lidhje me faktet e refugjatëve Kosovare, siç u kërkohet të gjithë gazetarëve profesionistë, jashtë e pavarësisht nga etniciteti i tyre, diçka e veçantë më ndodhi njëherë kur u ktheheva në darkë në shtëpi. Kur djali im, në atë kohë tre vjeç, m’u hodh në krahë dhe më therriti Mami, me të njëjtën gjuhë sikurse fëmijët kosovarë qe e ulërinin këtë fjalë të bekuar në kolonat e pafundme të refugjatëve kosovareve, unë shpërtheva në lot… e natyrshme, e kuptueshme…

” Ne kishim nevojë për ujë të pastër për fëmijët, por policia na goditi me ujë të ndotur” – Një refugjat me fëmijën e tij në Röszke, Hungari

Human Right Whatch me shkruan sot”

“Refugjatët e ikur nga dhuna dhe persekutimi në vendet e tyre janë goditur me gaz lotsjellës dhe ujë tek kërkojnë strehim në Evropë. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Human Rights Watch raportoi kushtet për faqe të zezë në qendrat e burgimit të emigrantëve përgjatë kufirit të Hungarisë me Serbinë.

Kjo është e papranueshme, dhe duhet të ndalet tani.

Dhuroni për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që i largohen dhunës dhe persekutimit.

Human-Right-Watch-e1443453123228-300x239Emigrantët dhe azilkërkuesit janë duke u mbajtur në vende të papastra, kushte të mbipopulluara me qasje joadekuate në ushqim, ujë të pastër dhe kujdes mjekësor.

Nënat e dy foshnjave të porsalindura në kamp – në moshë më pak se një muaj,  thanë se foshnjat kishin ethe të larta dhe të vjella dhe nuk kanë marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet evropiane kanë detyrim të sigurojnë që refugjatët, emigrantë dhe azilkërkuesit të trajtohen në mënyrë humane dhe që të drejtat e tyre të respektohen.

Human Rights Watch ka hulumtuar në terren, që bëjnë të njëjtën rrugë me azilkërkuesit – duke ngritur zërin dhe duke dokumentuar abuzimet. Avokatët tanë e jane duke sensibilizuar udhëheqësit botërorë për të ushtruar presion mbi qeveritë për t’i hequr pengesat për kalimin e sigurt për këta njerëz në krizë.

Na mbështesni neve që të ndihmojmë për të mbrojtur jetën e të gjithë atyre që janë të dëshpëruar për të gjetur një vend të sigurt për ta thirrur shtëpi.

Kjo i ka ndodhur popullit shqiptar vetëm 16 vjet më parë. Shqiptarë kudo që jeni dhe sido që e keni vuajtur atë kohë të vështirë për të gjithë ne, tregoni solidaritetin tuaj për refugjatët qe kërkojnë ndihmë, ata vuajnë sot të njëjtën gjë sikurse ne dje. Ne nuk mund ta harrojmë pastrimin etnik te popullit tonë, sepse kemi një vetëdije kombëtare, jemi një komb e jo një turmë!

Lajme të ngjashme

Back to top button