Bujar Nishani: Shqiptarët në ISIS për shkak të varfërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se shqiptarët po i bashkohen ISIS-it për shkak të varfërisë.
Nishani në një intervistë për Gazetën Express ka theksuar se bashkimi i shqiptarëve me ISIS-in është është një çështje serioze.

“Nëse do ta marrim edhe në raport me vendet tjera të Europës numri i shqiptarëve qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova është shumë më i vogël dhe më ulët. Por, kjo nuk ka rëndësi qoftë nëse edhe një grup i vogël i individëve janë bashkuar, kjo është një çështje serioze, një çështje e cila kërkon vëmendje të madhe, e cila kërkon një hetim, kërkon një investigim, kërkon një monitorim, kërkon një analizë, një hulumtim në të gjitha aspektet. Në aspektin ligjor, në aspektin politik, në aspektin social. Nuk di t’ju them në mënyrë detaje se nuk jam familjar me rastet që kanë shkuar nga Kosova”, ka thënë Nishani.

Presidenti shqiptar më pas ka theksuar se Shqipëria rezulton me numrin më të madh të qytetarëve që i janë bashkuar grupeve terroriste dhe veprimtarive terroriste në Siri e Irak.

“Por, nëse ju referohemi qytetarëve që u janë bashkuar grupeve terroriste dhe veprimtarive terroriste në Siri e Irak nga Shqipëria mund t’ju them që rezulton që në shumicën dërrmuese të tyre janë individë, të cilët vijnë nga një realitet që dominohet nga varfëria e madhe ekonomike. Nga mungesa e theksuar e zhvillimit social. Pra, përtej pjesë së propagandës që mund të ketë ndikuar te këta individë të caktuar që merren me procesin e rekrutimit dhe që s’kanë asgjë të përbashkët, përkundrazi, unë i kam konsideruar dhe vazhdoj t’i konsideroj si armiq të çështjes kombëtare shqiptare, të identitet kombëtar shqiptar”, tha Nishani.

Lajme të ngjashme

Back to top button