Ushkovski: Këshilli Gjyqësor garanton për pavarësinë e pushtetit gjyqësor

 

Mos përzierja dhe paanshmëria në gjyqësi është qëllimi i çdo shoqërie moderne. Këshilli gjyqësor mbrojtjen e pavarësisë të pushtetit gjyqësor nga përzierja në kompetencat e saj e siguron dhe garanton përmes realizimit të funksioneve të veta në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Këtë sot e theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski në tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i Këshillit gjyqësor dhe gjykatat më të larta në mbrojtje të gjykatësve nga përzierja në pavarësinë e tyre”, në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavel Shatev”.

“Këshilli Gjyqësor mbrojtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor nga përzierja në kompetencat e saj e siguron dhe garanton përmes realizimit të funksioneve të veta në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, duke i zbatuar me atë rast vlerat themelore të parapara në Kushtetutë me të cilat janë siguruar përmes parimit kushtetues për ndarje të pushtetit, në pushtet ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, përkatësisht përmes konstituimit të gjyqësisë së pavarur”, theksoi Ushkovski.

Sqaroi se parandalimi i çdo ndikimi ndaj gjykatësve lidhur me zgjedhjen dhe avancimin e tyre  tashmë është implementuar në ligj. Kandidatët, siç shtoi, duhet të përmbushin disa kushte.

“Gjykatës në Gjykatën Themelore mund të emërohet vetëm kandidati i cili e ka kryer trajnimin për gjykatës dhe prokuror publik, për gjykatës në Gjykatën e Apelit mund të zgjedhet vetëm kandidati i cili ka së paku katër vite përvojë gjyqësore në Gjykatën themelore, përderisa, ndërkaq, gjykatës në Gjykatën supreme të RM-së mund të zgjedhet vetëm kandidati i cili ka përvojë pune së paku gjashtë vite stazh të përfituar gjyqësor në Gjykatën e Apelit”, tha Ushkovski.

Në kontekst të kësaj, shtoi se për zgjedhje në gjykatë më të lartë zgjedhet kandidati i cili në vitin e undit është vlerësuar me notën më të lartë pozitive në raport me personat e tjerë të paraqitur, përkatësisht të ketë numër më të madh të pikëve në pajtim me ligjin.

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari tha se Këshilli gjyqësor e ka detyrën për mbrojtjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe pavarësisë së gjykatësve që duhet t’u mundësojë gjykatësve t’i kryejnë funksionet e veta jashtë çdo kontrolli, në pushtet ekzekutiv dhe ligjdhënës dhe pa presione nga jashtë në vetë gjyqësinë.

“Në këtë drejtim Këshilli Gjyqësor është e obliguar ta mbrojë nga çfarëdolloj presioni të jashtëm ose paragjykime nga natyra politike, ideologjike, kulturore lirinë e pakufizuar të gjykatësve që të vendosin për lëndët e tyre objektive në pajtueshmëri me vetëdijen e tyre dhe interpretimin personal, ose madje, interpretim të fakteve dhe në pajtueshmëri me qeverisjen e të drejtës”, tha Jashari.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë Lidija Nedellkova në fjalimin e saj theksoi se në këtë moment mund të bisedohet vetëm për kërcënimet formale ndaj pavarësisë së gjykatësve të cilët, siç tha, në njëfarë mënyrë janë të përcaktuara për shkak se joformalet janë të pa paracaktuara dhe individuale, gjegjësisht subjektive dhe secili tentim për grupimin e tyre mund të jetë joadekuat.

“Ndikimet eventuale formale do të mund të dalin nga gatishmëria e pushtetit të përgjithshëm gjyqësor dhe posaçërisht definicioni për bartësin e pushtetit gjyqësor dhe varshmërisë së ndërsjellë. Duke i pasur parasysh autorizimet e Këshillit gjyqësor në vlerësimin e punës së gjykatësve dhe shkarkimin e tyre si autorizime të cilat dalin nga Kushtetuta dhe Ligji për Këshill Gjyqësor, si dhe një pjesë të autorizimeve të Gjykatës Supreme të RM-së të lidhura me aktivitetet e lartpërmendura parashtrohet pyetja se sa dhe në çfarë mënyre këto organe  me qëllim ose hyrje mund të përzihen në pavarësinë e gjykatësit dhe cilët mekanizma mund ta përmirësojnë realizimin e mbrojtjes së gjykatësve nga përzierja në pavarësinë e tyre”, theksoi Nedellkova.

Shtoi se pikërisht kërcënimet eventuale të lartpërmendura janë dhe duhet të jenë mbrojtësi më i madh i pavarësisë së gjykatësit gjegjësisht Këshillit gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe gjykatat e shkallës së dytë të cilët me veprimet e tyre duhet të ndërtojnë standarde përgjithësisht të pranuara prej të cilëve gjykatësi nuk do të ketë nevojë e as mundësi të dalë. Këto standarde, tha Nedellkova, janë garanti më i fuqishëm për pavarësinë dhe mbrojtjen e tij nga çfarëdolloj ndikimi.

Në pyetjen për rastet “Mosntra”, “Sopot”, ose raste tjera të lidhura me publikim, gjegjësisht që janë në kompetencë të Prokurores speciale publike, ministri Jashari tha se në pajtueshmëri me ligjin i cili u miratua nga ana e Kuvendit të RM-së, saktë thuhet se në varshmëri të përmbajtjes së atyre aksioneve që do të dorëzohen deri te Prokurori special publik do të konfirmohet edhe kompetenca e tij.

“Nëse në rastin konkret ekzistojnë dëshmi të tilla edhe lidhur me këto raste në bazë të Prokurorit special publik konsiderohet si kompetente atëherë ajo përmes rrugës zyrtare do të ketë nevojë që të parashtrojë procedurë edhe për këto raste”, theksoi Jashari.

Ministri informoi se për momentin prokurori special publik ka dy zyra në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak se hapësirat e ofruara nga SHPPP-ja, ajo nuk i ka pranuar. Me publikimin të tenderit publik për sigurim të hapësirave, siç shtoi ministri Jashari, në afat prej pesë ditës prokurorja do të sigurohet me hapësira, njofton MIA.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button