Më në fund Samanta flet për lidhjen me Skivin! (Video)
E shumëpërfolura kohët e fundit, Samanta Karavello ka vendosur që të flasë rreth thashethemeve për jetën e saj.
Ajo ishte e ftuar në emisionin Oktapod, ku edhe vendosi që të shpalosë disa detaje nga jeta e saj private për të cilat u përfol mjaftë shumë nëpër mediat rozë.
Këngëtarja rrëfen për raportin e saj me Skivin të cilin e konsideron vetëm miqësor dhe asgjë më shumë duke hedhur kështu poshtë konkludimet se dyshja janë në lidhje së bashku.
Këngëtarja 25 vjeçare u prononcua edhe për prishjen e miqësisë me Ronela Hajatin, lajm të cilin e demantoi muaj më parë duke e kategorizuar si spekulim.
Ajo tha se nuk dëshiron t’i kthehet të shkuarës, sepse ‘tani është momenti të mendoj për gjërat pozitive’. Përndryshe dy bukuroshet kishin raporte shumë të afërta me njëra tjetrën.