LR-PDSH-ja regjistrohet si parti

Avokati i Lëvizjes për Reforma-PDSH, Abidin Abduli, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në selinë e Lëvizjes në Tetovë, ka thënë se Lëvizja ka marrë Vendimin për regjistrim nga Gjykata Themelore e Tetovës.

“Pas shumë peripecive, me kënaqësi ju njoftojmë se arritëm të regjistrojmë Lëvizjen për Reforma-PDSH në Gjykatën themelore të Tetovës. Sot të njëjtën e kemi shpallur në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë ku presim të kalojë afati ligjorë që e njëjta të regjistrohet në regjistrin e vetëm të Partive Politike në Gjykatën themelore Shkupi 2. Qytetarët në fletët e tyre të votimit do të kenë mundësi të zgjedhin këtë alternative politike e cila shumë shpejtë do ta paraqesë platformën, si udhërrëfyes për gjithë rrugëtimin e mëtejshëm të shqiptarëve në këtë vend”, thuhet në deklaratën e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button